• e mërkurë, 16 korrik 2025

Nikolloski: Ka studim fizibiliteti për hekurudhën e shpejtë, do t'i kemi kushtet më të mira për financim

Nikolloski: Ka studim fizibiliteti për hekurudhën e shpejtë, do t'i kemi kushtet më të mira për financim

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) – Ka studim fizibiliteti për hekurudhën e shpejtë nga Korridori 10 dhe ai u është dërguar institucioneve financiare, deklaroi sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

Nikolloski është i bindur se shteti ynë do t’i ketë kushtet më të mira për financim të hekurudhës së shpejtë. Pret që financimi të saktësohet deri në mes të korrikut pas çka do të hyjë në përzgjedhje dhe siguron se do të zgjidhet oferta më e mirë. Gjatë kësaj, siç thekson, do të kërkohet të jetë i përbashkët projektimi dhe realizimi dhe të ketë afat fiks për ndërtim, gjegjësisht pesë vjet. 

Në intervistën për televizionin Kanal 5 Nikolloski vlerësoi se kjo është mundësi e madhe dhe sfidë për kompanitë vendore ndërtimore të cilat nëse janë të gatshme mund t’i përfundojnë aktivitetet ndërtimore 100 për qind. Për pak kohë paralajmëron takime formale me odat ekonomike në të cilat do të bisedohet në këtë temë. 

Në lidhje me trasenë, thotë se nuk ka kurrfarë rreziku për objektet e kategorisë A siç janë digat dhe hidrocentralet. 

“Kur projektohet duhet të shmangen objektet e kategorisë A, ndërsa digat janë gjithmonë nga kategoria A që domethënë se nuk do të rrezikohen këto objekte”, tha Nikolloski. 

Vlerëson se ndërtimi i hekurudhës së shpejtë është një prej prioriteteve sepse tani biznesmenëve u duhen ndonjëherë disa ditë që ta transportojnë mallin. 

“Për shkak të gjendjes së hekurudhës, në një pjesë të madhe të tyre, trenat lëvizin me 20 deri në 30 kilometra në orë dhe koha mesatare e udhëtimit është 12 orë. Kur e shumëzoni këtë me frekuencën, domethënë nëse ka dy trena, atëherë i treti do të duhet të presë”, theksoi Nikolloski.

Thotë se ka angazhim të qartë edhe nga ana greke edhe nga ana serbe për ndërtimin e kësaj hekurudhe nga Korridori 10 në territorin e tyre. 

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Britaninë e Madhe, Nikolloski përsëriti se bëhet fjalë për marrëveshje shumë të rëndësishme me fuqi të madhe prej të cilës përfitim nuk janë vetëm projektet infrastrukturore, por edhe trajnimet për administratën tonë, ndarja e praktikave në pjesën e shkencës...

Përveç marrëveshjes për projekte infrastrukturore që ishte nënshkruar në Londër, gjatë tetorit pritet që kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Britanisë së madhe në Londër të nënshkruajnë edhe marrëveshje për partneritet strategjik. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR