• e mërkurë, 26 mars 2025

Nikolloski: Janë kontrolluar mbi 3,100 licenca, në procedurë të marrjes janë 479 për shkak të funksionimit së parregullt

Nikolloski: Janë kontrolluar mbi 3,100 licenca, në procedurë të marrjes janë 479 për shkak të funksionimit së parregullt

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se nga mbi 3,100 licenca në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanistikës që janë inspektuar deri më tani, tek 479 është konstatuar se funksionojnë në mënyrë të parregullt, për çka do të konfiskohen nga personat juridikë.

Kjo listë, siç theksoi Nikolloski, do t'u dërgohet institucioneve përkatëse për veprime të mëtutjeshme.

Ai paralajmëroi edhe ndryshime ligjore me të cilat do t'i bëjnë këto kontrolle të detyrueshme çdo gjashtë muaj, dhe jo si deri tani në baza vullnetare. Për kontrollet e ardhshme, shtoi ai, ankimimi nuk do të vonojë ekzekutimin, që do të thotë se pezullimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

"Qëllimi nuk është ndëshkimi, por kompanitë që kanë rënë dakord vullnetarisht me kushtet që i parashikon ligji për t'i plotësuar ato. Fenomeni është që në momentin e paraqitjes së aplikacionit i plotësojnë kushtet, e pastaj nuk i plotësojnë ato kushte", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ministri saktësoi edhe se kontrollet për licencat janë për sa i përket numrit të kërkuar të punonjësve dhe jo për cilësinë e performancës.

Sa i përket planeve të detajuara urbanistike, ai ka ripërsëritur qëndrimin se disa komuna duhet të zgjerohen, por vetëm nëse ka hapësirë. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR