Nikolloski: Institucionet do të fillojnë procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar jashtëligjshëm në aeroportin sportiv Stenkovec
- – Institucionet do të fillojnë procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar jashtëligjshëm në aeroportin sportiv Stenkovec, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Fitore Curri
- 13:28, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) – Institucionet do të fillojnë procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar jashtëligjshëm në aeroportin sportiv Stenkovec, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Kjo, siç thotë Nikolloski, është porosi e qartë se nuk do të tolerohet ndërtimi i objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm në vende ku Ministria e Transportit dhe Inspektorati Shtetëror për Ndërtim kanë kompetencë.

Ai theksoi se Ministria e Transportit, si institucion kompetent për objekte të kategorisë së parë, siç janë aeroportet, spitalet të cilët trajtojnë mbrojtje shëndetësore terciare, ndërtimet për arsim të lartë, sallat sportive, stadiumet dhe objektet e tjera shtetërore infrastrukturore, në periudhën e kaluar seriozisht iu qas zgjidhjes së problemit me objektet e jashtëligjshme të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori.
Në koordinim me disa institucione - Ministrinë e Transportit, Agjencinë e Aviacionit Civil, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, si dhe Aeroklubin e Aeroportit Sportiv Stenkovec Shkup - do të fillohet procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar jashtëligjshëm në aeroportin sportiv Stenkovec, shkroi Nikolloski.

Duke marrë parasysh, siç theksoi Nikolloski, se objekti ishte ndërtuar tërësisht i jashtëligjshëm në tokë shtetërore, organet kompetente vendosën t'i drejtohen Prokurorisë dhe Gjykatës dhe të kërkojnë që i gjithë objekti të konfiskohet në dobi të shtetit, në mënyrë që të mund të përdoret nga Agjencia e Aviacionit Civil për trajnimin e pilotëve dhe nevoja të tjera.
“Kjo është porosi e qartë se nuk do të tolerohet ndërtimi i objekteve të jashtëligjshme në vende ku Ministria e Transportit dhe Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit kanë kompetenca”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në Fejsbuk. fc/
Foto: Fejsbuku i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski.