Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën
- Sonte, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve.
- Post By Fami Bajrami
- 21:02, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026
Sonte, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve.
Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit.
Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i strukturave në terren janë faktorë kyç që e dallojnë VLEN-in nga opozita, duke e pozicionuar atë si alternativë serioze dhe me ndikim real në nivel shtetëror, ku qytetari shqiptar mbetet prioriteti kryesor.
Lëvizja Demokratike- VLEN