Nikolloski: Autostrada Kërçovë - Ohër simbol i paaftësisë së të kaluarës dhe përkushtimit të kësaj Qeverie
- Lëshimi në përdorim i pjesës së parë të autostradës Kërçovë-Ohër, me gjatësi prej 20 kilometrave, është tregues i përkushtimit dhe punës së kësaj Qeverie, konsideron zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar, Nikolloski. Ky projekt, theksoi ai, tregon qartë ndryshimin midis qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme.
Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Lëshimi në përdorim i pjesës së parë të autostradës Kërçovë-Ohër, me gjatësi prej 20 kilometrave, është tregues i përkushtimit dhe punës së kësaj Qeverie, konsideron zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar, Nikolloski. Ky projekt, theksoi ai, tregon qartë ndryshimin midis qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme.
Është një kënaqësi e madhe, theksoi Nikolloski, të shohësh 20 kilometrat e parë në realitet, se si mund t'i përdorin ato, qytetarët nga e gjithë Maqedonia, për të udhëtuar më shpejt drejt Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit, për të lidhur Maqedoninë me Shqipërinë dhe sigurisht për të hapur qendrat e mëdha turistike të Ohrit dhe Strugës për të gjithë ata që duan t'i vizitojnë.

"Kam premtuar se do të flas për problemet kur ta përfundojmë të gjithë autostradën në fund të vitit të ardhshëm. Dua të them vetëm dy gjëra, e para është se ky ishte një simbol i paaftësisë së qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së, ky ishte një projekt i harruar dhe i braktisur që nuk kishte punëtorë, inxhinierë apo makineri dhe ky është një projekt që është një simbol dhe provë e përkushtimit dhe punës së kësaj qeverie dhe ky është ndryshimi kryesor midis nesh dhe kundërshtarëve tanë politikë. E dyta është se është shumë domethënëse dhe simbolike që po hapim pjesën e parë të rrugës në Debarcën e lavdishme - këtu ka shumë histori, shumë rrëfime dhe tani një autostradë moderne", tha Nikolloski.
Ai shpreson që pjesa e dytë të përfundojë shumë shpejt dhe e gjithë autostrada deri në fund të vitit të ardhshëm. Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 57 kilometra. mb/
Foto: MIA