• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikolenko: Ukraina pret që Kina ta shfrytëzojë ndikimin ndaj Rusisë për përfundim të luftës

Nikolenko: Ukraina pret që Kina ta shfrytëzojë ndikimin ndaj Rusisë për përfundim të luftës

Kiev, 20 mars 2023 (MIA) - Ukraina pret që Kina ta shfrytëzojë ndikimin e vet ndaj Rusisë që lufta të përfundojë, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë ukrainase i Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko.

"Ukraina e ndjekë me kujdes vizitën e presdientit kinez në Rusi" deklaroi Nikolenko për mediumet britanike, menjëherë pas arritjes së presidentit kinez, Si Xhinping në Moskë, në bisedimet e caktuara me kolegun e tij rus , Vlladimir Putin.

Nikolenko theksoi se Ukraina pret "Pekini ta shfrytëzojë ndikimin e tij ndaj Moskës në mënyrë që të përfundohet lufta agresive kundër Ukrainës".

Agjencitë perëndimore theksojnë se pritet që Si ta cekë rolin e Pekinit si paqeruajtës potencial në konflikt pas shpalljes së planit prej 12 pikave.

Kievi kumton se çdo hap paqësor duhet të përfshijë tërheqje të plotë të trupave ruse dhe respektim të integritetit territorial të Ukrainës.

"Jemi të gatshëm të përfshihemi në dialog më të afërt me Kinën në mënyrë që ta kthejmë paqen në Ukrainë në pajtim me parimet e përmbajtura në Kartën e KB-së dhe rezolutën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje", tha Nikolenko. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR