Ngushëllime nga Mickoski për viktimat nga tërmeti shkatërrues në Turqi
- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski personalisht dhe në emër të partisë i shprehu ngushëllime Republikës së Turqisë për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi zonën e qytetit Gazi

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski personalisht dhe në emër të partisë i shprehu ngushëllime Republikës së Turqisë për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi zonën e qytetit Gaziantep.Në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për popullin mik turk dhe Republikën e Turqisë për viktimat e tërmetit të tmerrshëm. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. me shpresë se autoritetet do të arrijnë të shpëtojnë sa më shumë njerëz në aksionet e nxjerrjes", shkruan në telegramin e Mickoskit.Është e vështirë të zgjedhësh fjalë ngushëllimi në momente të tilla tragjike, shton Mickoski, “por kam besim se solidariteti dhe humanizmi i njerëzve do të ndihmojnë që sa më shpejt të bashkohen dhe të drejtohen të gjitha kapacitetet në restaurimin dhe rehabilitimin e vendeve të prekura nga tërmeti shkatërrues”. ls/