Ngritet kallëzim penal kundër gazetarit Furkan Saliu
- Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ngritur kallëzim penal kundër gazetarit dhe redaktorit të Portalit x Furkan Saliu. Saliu dhe një person tjetër dyshohen se kanë penguar një zyrtar në kryerjen e një vepre zyrtare.
Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ngritur kallëzim penal kundër gazetarit dhe redaktorit të Portalit x Furkan Saliu. Saliu dhe një person tjetër dyshohen se kanë penguar një zyrtar në kryerjen e një vepre zyrtare.
"Ju njoftojmë se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes për të cilën pyesni, me datë 11.04.2024 nga Njësia për kriminal të dhunshëm pranë SPB-Shkup deri në PTHP Shkup kundër personave N.J. dhe F.S. është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “Parandalimi i kryerjes së veprës zyrtare nga të një personi zyrtar” nga neni 382 i Kodit Penal, konfirmojnë për MIA-n nga MPB-ja.
Gazetari Saliu në profilin e tij në Fejsbuk publikou se është informuar për kallëzimin penal dhe se beson se krimi ndaj tij nuk mund të vërtetohet.
"Sapo na informuan se MPB ka bërë kallëzim penal për pengim të një zyrtari sipas nenit 382. Me shumë mundësi do të kërkohet kontroll në ambientet e PortalX dhe në vendbanimin. Nuk besoj se mund ta vërtetojnë krimin, por ka gjasa që puna e PortalX-it të pamundësohet për një periudhë të caktuar, thotë Saliu, i cili gjithashtu u bën thirrje institucioneve përkatëse dhe organizatave ndërkombëtare që të ndjekin zhvillimin e situatës.
Saliu, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestua më 7 prill gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet KF “BVK Konjare” dhe KF “Kumanovo” në Konjare të mesme për sulm ndaj pjesëtarëve të Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë, ndërsa ata ndërhynë para përfundimit të ndeshjes për të parandaluar përleshje të publikut të shtëpisë me lojëtarët mysafirë. Më pas MPB-ja bëri të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e gazetarit, të cilin në atë moment e drejtonte një person tjetër, është gjetur një armë.
Pas bisedës në stacionin policor të Gazi Babës, Saliu u la i lirë të njëjtën mbrëmje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s