Ngritet akuzë për tragjedinë në diskotekën "Puls" kundër 34 personave fizikë dhe tre juridikë
- Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski, deklaroi sot se në Gjykatën themelore në Koçani është ngritur akuzë kundër 34 personave fizik dhe tre juridikë për vepra penale të lidhura me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçani.
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski, deklaroi sot se në Gjykatën themelore në Koçani është ngritur akuzë kundër 34 personave fizik dhe tre juridikë për vepra penale të lidhura me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçani.
"Sot, në Gjykatën Themelore në Koçani ngrihet aktakuzë kundër 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë për vepra penale që shkaktuan rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën në shkallë të gjerë, në një vend ku u mblodh një numër i madh njerëzish, përkatësisht për zjarrin gjatë performancës së grupit muzikor DNK më 16 mars, ku humbën jetën 62 persona, 157 pësuan lëndime të rënda dhe 54 persona u lënduan", tha Kocevski.
Në fillim të konferencës së sotme për shtyp lidhur me hetimin për zjarrin në Koçani, ai informoi se është lëshuar urdhër për procedurë hetimi kundër 12 persona tjerë zyrtarë, policë të lidhur me rastin.
Për policët kërkohen masa për sigurimin e pranisë, sepse gjatë kontrollit aksionar lejuan përdorimin e piroteknikës.
Shtesë, vepruan edhe në kundërshtim me rregulloret për mbrojtje dhe autorizuan kontrol aksionar në diskotekën. ls/
Foto: MIA