• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngjitja në Mont Everest mund të shtrenjtohet

Ngjitja në Mont Everest mund të shtrenjtohet

Katmandu, 24 gusht 2023 (MIA) - Ngjitja në Mont Everest së shpejti mund të shtrenjtohet, sepse Ministri i Turizmit të Nepalit mendon për rritje të taksave që alpinistët e huaj duhet t'i paguajnë për aventurat në malin më të lartë në botë.

Sipas tij, taksa e tanishme prej 11.000 dollarë amerikan do të rritet në 15.000 dollarë gjatë sezonit pranveror të ngjitjes. Rritja e çmimit duhet të miratohet nga Këshilli i ministrave, ndërsa do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Mont Everesti gjendet në kufirin midis Nepalit dhe Kinës, ndërsa alpinistët mund të ngjiten në të nga të dyja vendet. Por, leja për ngjitje është më e shtrenjtë nga ana kineze.

Që kur Tenzing Norgej dhe Edmund Hillari për herë të parë u ngjitën në Mont Everest në vitin 1953, deri tani janë regjistruar rreth 11.500 ngjitje. sa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR