• e diel, 22 dhjetor 2024

Ngjarje gastronomike "Shijoje ushqimin francez" në Parkun e qytetit

Ngjarje gastronomike

Shkup, 10 qershor 2023 (MIA) - Në organizim të Institutit francez në Shkup sot në mesditë në Parkun e Qytetit, te Guaska, do të mbahet ngjarje gastronomike "Shijoje ushqimin francez".

"Kjo ngjarje është e natyrës së hapur dhe synon të sjellë gastronominë franceze më afër audiencës së vendit përmes specialiteteve simbolike të Francës”, tha organizatori.

Siç është paralajmëruar, ngjarjen do ta hapin kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner.

Në pjesën muzikore do të performojnë këngëtarja Mijata dhe dixhej Zoki Bejbe.

Sponsor kryesor i ngjarjes është kantina e verës "Tikvesh", dhe partnerë janë SHMQSH "Lazar Tanev", FJ shkolla e kulinarisë dhe Bottega del Vino. Produktet do të shiten me çmime simbolike, ndërsa kantina e verës "Tikvesh" do të ofrojë një degustim të verërave të tyre. sa/

Foto: Instituti francez në Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR