Ngjarje edukative për rritjen e ndërgjegjësimit për njerëzit me diabet - vendi ende nuk ka një koncept të zhvilluar për menaxhimin me diabet
- Në organizim të Unionit të shoqatave të diabetikëve dhe Shoqatës së personave me diabet "Alegria", sot në parkun e qytetit në Shkup nën moton "Gjithçka për ne - për ne", u mbajt një ngjarje edukative për ngritjen e ndërgjegjësimit për atë se si jetojnë personat me diabet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:42, 26 maj, 2024

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Në organizim të Unionit të shoqatave të diabetikëve dhe Shoqatës së personave me diabet "Alegria", sot në parkun e qytetit në Shkup nën moton "Gjithçka për ne - për ne", u mbajt një ngjarje edukative për ngritjen e ndërgjegjësimit për atë se si jetojnë personat me diabet.
Kryetari i Shoqatës së Personave me Diabet "Alegria", Dime Velev, tha se me realizimin e projektit tregohet se personat me diabet janë normalë të cilët janë pjesë e komunitetit dhe kontribuojnë në largimin e stereotipeve të cilat ekzistojnë për personat me diabet.
"Kemi filluar realizim të projekt për rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e teknologjive të reja në menaxhimin me diabetin, para së gjithash sistemet "CGM" ose sistemet për matjen e vazhdueshme të glukozës, për teknologjitë e reja në pjesën e aparateve me shkëmbimin e të dhënave digjitale, si dhe për largimin e stereotipeve që njerëzit me diabet janë diçka e veçantë, ata janë njerëz shumë normalë që janë në komunitet", tha Velevi.
Theksoi se qëllimi i të gjithë projektit është të bindet autoritetet se njerëzit që i përdorin sistemet "CGM" janë të aftë të punojnë dhe të pranishëm në komunitet, si dhe t'i ndërgjegjësohen për nevojat e njerëzve që kanë një kohë të shkurtër për një reagim në kohë. Thotë se vendi nuk ka zbatim të një koncepti mjaft të zhvilluar për menaxhim me diabetin.

Përmes një tubimi interaktiv, sot personat me diabet të tipit 1, veçanërisht popullata e re deri në 25 vjeç, pati mundësi të përkujtohet postulatet bazë në jetën e përditshme me diabet.
Në këtë ngjarje u vendosën stenda me glukometra dhe shirita për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe stenda me shporta dhe persona të trajnuar ku qytetarët patën mundësinë të shihnin se sa karbohidrate përmbajnë çdo frut apo perime.
Foto: MIA