• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nga Rogaçeva drejt Jazhincës ndalesë për qarkullim për kamionë, nga Tetova drejt Kodrës së Diellit për autobusë

Nga Rogaçeva drejt Jazhincës ndalesë për qarkullim për kamionë, nga Tetova drejt Kodrës së Diellit për autobusë

Shkup, 21 janar 2924 (MIA) - Në aksin rrugor fshati Rogaçevë drejt vendkalimit kufitar Jazhincë është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, në aksin rrugor nga Tetova drejt Kodrës së Diellit ndalesë për lëvizje të autobusëve, ndërsa për automjetet tjera është e obliguar pajisja dimërore, informoi pasdite Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Pajisje dimërore për të gjitha automjetet është e obliguar edhe në aksin rrugor drejt vendkalimit kufitar Dellçevë.

Në rrugët tjera shtetërore, qarkullimi po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR