• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga prilli paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë ose 335 euro

Nga prilli paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë ose 335 euro
 
Tiranë, 1 mars 2023 (MIA) - Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që nga muaji i ardhshëm paga minimale të rritet për gjashtë mijë lekë.
 
"Me këtë vendim nga 1 prilli, paga minimale do të jetë 40 mijë lekë, që është një rritje prej 17.6 për qind nga shuma e mëparshme 34 mijë. Kjo shumë e pagës minimale, si deri më tani, do të paguhet detyrimisht si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat", tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
 
Ajo theksoi se “Shqipëria tashmë ka hyrë në procesin e integrimit europian, ku ekziston një Kartë Sociale Europiane në të cilën niveli i pagës minimale në një vend nuk duhet të jetë më i ulët se 60 për qind e pagës mesatare”.
 
Sipas Ibrahimajt, në momentin me nivelin 34 mijë lekë, Shqipëria ishte në nivelin 55 për qind dhe me rritjen prej 40 mijë lekësh shkon në nivelin 67 për qind.
 
Paga minimale në këtë vend është rritur për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, por edhe pse është në rritje të vazhdueshme, ajo sërish mbetet më e ulëta në krahasim me vendet e Evropës.
 
Aktualisht është 285, ndërsa me rritjen nga 1 prilli do të jetë 336 euro. ls/
 
 
Foto: agjencia Ballkan ueb

QËNDRONI TË LIDHUR