• e diel, 23 qershor 2024

Nga pasditja e nesërme reshje të dendura shiu dhe bubullima

Nga pasditja e nesërme reshje të dendura shiu dhe bubullima

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Sinoptikët për nesër pasdite dhe gjatë javës së ardhshme paralajmërojnë shfaqje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.

"Do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, por me ulje graduale të temperaturës ditore", thonë sinoptikët.

Në Shkup në ditët në vijim në orët e pasdites do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike rekomandojnë kujdes më të madh në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike, të mos qëndrohet në ambient të hapur dhe nën pemë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR