• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga një ueb-faqe e rrejshme me emrin e Postës dërgohen porosi elektronike, qytetarët të jenë të kujdesshëm

Nga një ueb-faqe e rrejshme me emrin e Postës dërgohen porosi elektronike, qytetarët të jenë të kujdesshëm

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Posta e RMV-së informon se emri i saj është keqpërdorur në fushatën mashtruese përmes rrjetit social Fejsbuk, me ueb-faqe të rrejshme e cila dërgon porosi dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

Nga Posta theksojnë se nuk qëndrojnë prapa publikimeve nët ë cilat ofrohen pako speciale me prodhime të dnryshme për vetëm 123 denarë.

"Sërish po keqpërdoret emri i Postës, kësaj radhe përmes rrjetit social Fejsbuk. Bëhet fjalë për fushatë mashtruese e cila e shfrytëzon llogon e Postës, ndërsa prapa saj qëndron ueb-faqe e rrejshme e cila dërgon porosi. Dëshirojmë t'i njoftojmë shfrytëzuesit tnaë se Posta e Maqedonisë së Veriut nuk qëndron prapa këtyre kumtimeve në të cilat ofrohen kuti të posaçme me prodhime të ndryshme për vetëm 123 denarë. I lusim qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm se ku i japin të dhlnat e veta, sepse SHA "Posta e Maqedonisë së Veriut" nuk u dërgon porosi elektronike shfrytëzuesve të vet, dhe as ndërkar një fushatë e këtillë ekziston në ueb-faqen tonë zyrtare", thekson Posta e RMV-së në kumtesën në ueb-faqe.

Përkujton se çdo paraqitje e paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut paraqet keqpërdorim klasik dhe është lëndë për përgjegjësi penale dhe çfarëdo tjetër ligjore.

"Njoftim të vetëm dhe zyrtar për dërgesat, ofertat apo shërbimet tuaja mund t'i lexoni në ueb-faqen zyrtare www.posta.com.mk", thonë nga Posta. /ab

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR