Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore
- Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:07, 20 nëntor, 2024

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 13 gradë.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ditën e premte gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra për metër katror.
Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore.
Foto: Arkivi i MIA-s