• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Nga nesër mot më i freskët me reshje të përkoshme shiu, ndërsa në pjesët malore të dëborës

Nga nesër mot më i freskët me reshje të përkoshme shiu, ndërsa në pjesët malore të dëborës

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit nesër moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Pasdite dhe gjatë natës në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë me erë të përforcuar veriore do të kalojnë në dëborë në vendet më të larta dhe në disa vende të ulëta, veçanërisht në pjesët perëndimore. Në pjesët malore  do të formohet shtresë e re e dëborës, ndërsa më e vogël edhe në disa  vende më të larta.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore, në disa vende edhe mbi 70 kilometra në orë, ndërsa në disa vende do të bie borë e lehtë.

Në Luginën e Shkupit do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës, kur do të fryjë edhe erë e përforcuar veriore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR