• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga janari deri në nëntor të vitit 2023 Greqinë e kanë vizituar pothuajse 32 milionë turistë

Nga janari deri në nëntor të vitit 2023 Greqinë e kanë vizituar pothuajse 32 milionë turistë

Athinë, 22 janar 2024 (MIA) - Për 17,3 për qind është rritur numri i vizitorëve në Greqi gjatë muajve janar-nëntor të vitit 2023, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vendin e kanë vizituar pothuajse 31,97 milionë turistë, sipas të dhënave të Bankës së Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i turistëve ka qenë 27,25 milionë, ndërsa rritja e numrit të vizitorëve sjell një rritje prej 15.4 për qind të të ardhurave për vendin të cilat arritën në 20.1 miliardë euro.

Arritjet në Greqi nëpërmjet aeroporteve janë rritur për 12,5 për qind, ndërsa përmes vendkalimeve kufitare tokësore me 34,5 për qind.

Në periudhën konkrete, gati 20 milionë kanë qenë turistë nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër mbi 12 milionë nga vende jashtë BE-së. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR