Nga e diela ftohje e motit me shi, borë dhe erë
- Të dielën do të ketë paraqitje të masës ajrore të ftohtë nga veriu e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit, njofton DPHM-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:28, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Të dielën do të ketë paraqitje të masës ajrore të ftohtë nga veriu e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit, njofton DPHM-ja.
Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet shtresë dëbore (10 deri 15 cm). Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 70 km/h.) dhe temperaturat ndjeshëm do të bien.
Të hënën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior si dhe do të ketë paraqitje të borës së dobët. Më pas do të mbajë mot stabil me erë dhe temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative. qa/
Foto: MIA