• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga 42 zjarre, pesë janë aktive, katër janë vënë nën kontroll

Nga 42 zjarre, pesë janë aktive, katër janë vënë nën kontroll

Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 42 zjarre ka pasur dje në ambient të hapur, prej të cilave pesë janë aktualisht aktiv. Katër janë nën kontroll dhe 33 janë shuar, kumtuan nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).

Aktive janë zjarret në Komunën Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Tazhevë - Breznicë - dega në Jasen, në Komunën e Demir Hisarit dhe në Komunën e Ohrit në afërsi të malit Ilinska, fshati Bazernik, Komuna e Ohrit afër Koselit.- Rasino - Openicë, Vapila, është aktive në katër pika, në Komunën e Bogdancit -  Poganë në drejtim të parkut me erë të Bogdancit dhe në komunën e Probishtipit pranë fshatit Zelenigrad dhe Jamishte.

Nën kontroll janë vënë zjarret në Komunën e Koçanit afër fshatit Presekë, në Komunën e Sveti Nikollës në fshatin Patetino, në Komunën e Plasnicës, në fshatrat Plasnicë dhe Latovë, Makedonski Brod dhe në Komunën Makedonska Kamenica afër fshatit Dulicë.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov dje deklaroi se me mekanizmin evropian për mbrojtje dhe shpëtim në territorin e shtetit kemi këto ndihma të huaja - një helikopter nga Serbia, një nga Republika Çeke, një nga Sllovenia, dy nga Hungaria, si dhe dy "ertraktorë" nga Suedia dhe dy nga Gjermania.

Njëkohësisht, theksoi, një ekip nga Hungaria me 46 persona ka mbërritur për të ndihmuar me automjete speciale të terrenit, me të cilat mund të lëvizin në zonat më të vështira për qasje. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR