• e martë, 02 korrik 2024

Nga 11 dhjetori ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën Prilep-Manastir

Nga 11 dhjetori ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën Prilep-Manastir

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Nga data 11 e këtij muaji, për shkak të hulumtimeve gjeoteknike në rrugës, do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, drejtimi Prilep - Manastir, njoftuan nga LAMM.

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit, siç thuhet në kumtesë, do të zhvillohet në pajtim me projektin e miratiar të komunikacionit. 

Nga LAMM-ja u apelojnë pjesëmarësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur kohor dhe të përshtaten ndaj kushteve në rrugë. 

Regjimi kohor i komunikacionit është me afat gjashtëmujor, respektivisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR