• e premte, 28 qershor 2024

Nga 1 janari shtrenjtohet parkingu në aeroportin e Shkupit

Nga 1 janari shtrenjtohet parkingu në aeroportin e Shkupit

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Prej 1 janarit shtrenjtohet parkingu në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Siç është kumtuar në ueb-faqen zyrtare të aeroportit "Shkup" mbeten çmimet e njejta prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orë.

Shtrenjtime për 50 denarë do të ketë për parkim në aeroport mbi tre orë, përkatësisht prej 250 në 300 denarë, 400 denarë do të jetë parkimi prej 4 deri 6 orë, 500 denarë prej 6 deri 8 orë, ndërsa 1.000 denarë në vend të 850 prej 8-24 orë.

Për 1.000 denarë shtrenjtohet pakrimi për disa ditë. Prej tre deri pesë ditë parkimi do të kushtojë 3.500 denarë, ndërsa prej pesë deri shtatë ditë 4.500 denarë, ndërsa për çdo ditë të ardhshme do të paguhet nga 400 denarë.

Edhe më tej mbetet parkimi pa pagesë prej 10 minutave para ndërtesës së terminalit, ku është mundësuar ndalja e shkurtë për përcjellje dhe pritje të udhëtarëve. Nëse automjeti qëndron më shumë se 10 minuta paguhet biletë prej 500 denarëve.

Në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup ka 1.200 vende të shënuara për parkim të automjeteve dhe gjashtë vende të shënuara për autobusë. Ka gjithsej 20 vende parkimi për persona me pengesa, ku shfrytëzimi i parkingut është pa pagesë në afat prej 24 orëve.

Pagesa për shërbimet e parkimit bëhet përmes makinave automatike. ab/

Foto: Aeroporti "Shkup"

QËNDRONI TË LIDHUR