• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nevojitet marrëveshje politike rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, thotë Pendarovski

Nevojitet marrëveshje politike rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, thotë Pendarovski

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Në intervistën e sontme për “Klik plus” në TV 21 presidenti Stevo Pendarovski në pyetjen nëse është e nevojshme që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale vitin e ardhshëm të mbahen ndaras apo së bashku, theksoi se vendimi nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare është e Kuvendit dhe duhet marrëveshje politike për datat rreth mbajtjes së tyre.

Lidhur me kërkesën e opozitës që zgjedhjet e ardhshme të mbahen bashkërisht për shkak të pretendimeve për mosdalje si dhe paralajmërimeve për bojkot të heshtur nga ana e tyre, Pendarovski theksoi se nëse partitë kryesore politike marrin pjesë në zgjedhje, atëherë do të ketë dalje prej mbi 40 për qind dhe shtoi se nëse lideri i VMRO-DPMNE-së është i bindur se partia e tyre prin në anketa, "atëherë nuk do të kishin frikë të dalin në zgjedhje kurdo që mbahen ato".

Sipas tij, opozita kishte qëndrime interesante.

"Lidhur me këtë, opozita thotë se do të fitojë me siguri me 2, 3 diferencë, por nuk janë të sigurt nëse do të marrin pjesë. Nëse je i sigurt se fiton, që është kontestuese nëse do të jenë të përbashkëta ose të ndara, nëse do të jenë në korrik apo gusht. Fakti që po hezitoni nëse do të merrni pjesë në zgjedhje të ndara, pse e parashtroni atë dilemë dhe çdo ditë na bombardon me anketa se udhëheq dy herë, tre herë më shumë", shton Pendarovski.

Mes tjerash, Pendarovski thekson se nuk beson në sondazhet e prezantuara nga ana e partive.

“Unë besoj vetëm në sondazhet që mi prezantojnë njerëzit e mi, hulumtuesit relevant dhe nuk besoj në shtabet e partisë, kushdo qofshin ata, sepse e di që pas saj ka manipulim”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se kush do të jetë kandidati presidencial nga LSDM, Pendarovski thotë se nuk e di, duke mos komentuar spekulimet se LSDM për kandidatë për president në zgjedhjet e ardhshme ka Oliver Spasovskin, Radmilla Shekerinskën, presidentin aktual Stevo Pendarovski dhe Mile Zeçeviqin.

"Me gjithë ata që i përmendët kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por nëse më pyesni mua, sipas informatave që kam, proceset për kandidat nga LSDM ende nuk kanë filluar. Unë jam përkrahur nga BDI dhe 20-30 parti më të vogla politike, sepse nuk kanë pasur kandidat të tyre. Nuk mund ta di nëse LSDM dhe BDI tani do të shkojnë me kandidatë të veçantë. Është shumë vonë nëse bëhet fjalë për person total anonim kështu që do të duhet kohë për analizë, por të gjithë këta që përmendët janë emra me përvojë dhe kanë qenë për një kohë të gjatë në politikë, kështu që nuk është vonë", thotë Pendarovski. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR