• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu konvokoi takim të kabinetit ushtarak në Tel Aviv

Netanjahu konvokoi takim të kabinetit ushtarak në Tel Aviv

Tel Aviv, 13 prill 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konvokoi takim të kabinetit ushtarak në shtabin Kirjat në Tel Aviv, kumtoi kabineti i tij.

Në fotografinë e publikuar nga kabineti i tij, shihet Netanjahu si ulet me ministrin e Mbrojtjes Joav Galant, ministrin Beni Ganc, shefin e IDF-së, Herzli Halevi, këshilltarin për siguri kombëtare, Caçi Hanegbi dhe funksionarë tjerë të lartë.

IDF paraprakisht kumtoi se deri tani ka identifikuar më shumë se 100 dronë të lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Forcat ajrore izraelite i ndjekin dronët dhe përgatiten për valë të reja të sulmeve, të cilat mund të përfshijnë edhe projektile.

Dronët të cilët në këtë moment po ndiqen, priten të arrijnë në vend për disa orë, edhe pse IDF do të punojë në pengimin e tyre në fazë paraprake. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR