Netanjahu urdhëron sulme të ashpra në Gaza pas shkeljes së armëpushimit
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi armatën të kryejë sulme të rënda në Rripin e Gazës, pasi akuzoi Hamasin për shkelje të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 19:48, 28 tetor, 2025
Tel Aviv, 28 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi armatën të kryejë sulme të rënda në Rripin e Gazës, pasi akuzoi Hamasin për shkelje të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.
"Pas konsultimeve për sigurinë, kryeministri Netanjahu urdhëroi armatën që të nisë menjëherë sulme të rënda në Rripin e Gazës", citohet në kumtesën e kabinetit të tij.
Deklarata erdhi pasi Izraeli tha se luftëtarët e Hamasit hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në Gazën jugore. Incidenti ndodhi mes tensioneve të larta pasi Hamasi dorëzoi një arkivol që Izraeli tha se përmbante vetëm pjesë të trupit të një pengu që tashmë ishin kthyer. sa/
foto: arkivi