• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu për Berbok dhe Kameron: Izraeli vetëm do t'i marrë vendimet e tij

Netanjahu për Berbok dhe Kameron: Izraeli vetëm do t'i marrë vendimet e tij

Tel Aviv, 17 prill 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli vetëm do t'i marrë vendimet e tij.

"Të gjithë kanë propozime dhe këshilla të ndryshme. Unë e vlerësoj atë. Por, dua që të jetë e qartë - ne vetë do t'i marrim vendimet tona dhe shteti izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të mbrohet", tha Netanjahu pas takimit me shefat e diplomacive të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Dejvid Kameron dhe Analena Berbok, transmetoi Gardijan.

Paraprakisht sot ministri britanik i Punëve të Jashtme Kameron tha se ai erdhi në takim për të shprehur solidaritetin me Izraelin, por shpreson se përgjigja e tij e sulmit ndaj Iranit, do të jetë "e mençur dhe sa më e kufizuar", transmetoi Bi-Bi-Si.

Shefja e diplomacisë gjermane, sërish pas takimit, si dhe Kameron, paralajmëruan se në Lindjen e Masme nuk duhet të ndodh një përshkallëzim i konfliktit.

"Kjo nuk do t'i ndihmonte askujt, as sigurisë së Izraelit, as dhjetëra pengjeve të cilët ende janë në duart e Hamasit, as shumë njerëzve në Iran të cilët vuajnë nën këtë regjim, as vendet e tjera në rajon të cilët thjeshtë duan të jetojnë në paqe", tha Berbok. sa/

foto: Pres zyra e Qeverisë izraelite 

QËNDRONI TË LIDHUR