• e premte, 22 nëntor 2024

Netanjahu nuk e pranon propozimin e Hamasit për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë

Netanjahu nuk e pranon propozimin e Hamasit për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë

 Gazë, 15 mars 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas kumtoi se para ndërmjetsuesve në marrëveshjen e mundshme me izraelin e ka prezantuar "vizionin për një marrëveshje paqësore, bazuar në ndalimin e agresionit izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës", njoftuan mediat britanike.

Propozimi përfshin në fazën e parë lirimin e grave, fëmijëve, të moshurve dhe pengjet e sëmurë izraelitë në këmbim të lirimit të 700-1.000 të burgosurve palestinezë. Pastaj, ai parashikon lirimin e 100 pengjeve paëestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm në burgjet izraelite, në këmbim të lirimit të "grave rekrute" izraelite. Dhe në fund duhet të vijojë me përcaktimin e afatit dhe datës për tërheqjen e Izraelit nga Gaza, thuhet në propozimin nga Hamasi.

Nga atje shtojnë se kërkojnë dhe ndihmë dhe kthimin e pengjeve palestinezë në shtëpitë e tyre.

Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kumtoi se propozimi i ri i Hamasit "ende është e bazuar në kërkesa joreale".

Në kumtesën nga kabinetit i Netanjahut, të cilën e trasmetojnë mediat britanike, thuhet se për informacionet e fundit për këtë çështje do të informohet edhe kabineti ushtarak izraelit.

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Rripin e Gazës gjatë Ramazanit, të ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti, nuk kanë dhënë rezultate, gjithashtu të gjitha palët kanë shprehur pritje se një marrëveshje është e mundur. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR