Netanjahu: Lufta me Iranin krijoi mundësi për kthim të pengjeve nga Gaza
- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se lufta 12-ditore me Iranin krijoi mundësi për Izraelin, fillimisht t'i kthejë pengjet e zënë rob nga militantët palestinezë në Gazë pas sulmit të 7 tetorit 2023. Deklarata e tij, së bashku me vendimin e Gjykatës së qarkut në Jerusalem për ta shtyrë dëgjimin e tij në procesin e gjatë gjyqësor për korrupsion, shkaktuan spekulime se mund të arrihet përparim pas përfundimit të konfliktit në Gazë dhe lirimin e pengjeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:07, 30 qershor, 2025
Tel-Aviv, 30 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se lufta 12-ditore me Iranin krijoi mundësi për Izraelin, fillimisht t'i kthejë pengjet e zënë rob nga militantët palestinezë në Gazë pas sulmit të 7 tetorit 2023. Deklarata e tij, së bashku me vendimin e Gjykatës së qarkut në Jerusalem për ta shtyrë dëgjimin e tij në procesin e gjatë gjyqësor për korrupsion, shkaktuan spekulime se mund të arrihet përparim pas përfundimit të konfliktit në Gazë dhe lirimin e pengjeve.
Gjykata dje e pranoi kërkesën e Netanjahut për shtyrje të gjykimit, duke cekur shkaqe të besueshme diplomatike dhe të sigurisë.
Presidenti amerikan, Donald Tramp dje bëri me dije se gjykimi mund të ndikojë në aftësinë e liderit izraelit për të negociuar.
Shefi i armatës izraelite, Ejal Zamir, të premten deklaroi se lufta në Iran, e cila përfundoi më 24 qershor, mund ta ndihmojë Izraelin t'i arrijë qëllimet e veta kundër grupit të Hamasit, mbështetur nga Irani, në Rripin e Gazës.
Radioja izraelite Kan kumtoi se kabineti i sigurisë së Izraelit u tkaua mbrëmë dhe se edhe sot do të ketë takim. Sipas mediumeve izraelite, pritet që ministri izraelit për çështje strategjike, Ron Dermer, njeri i besueshëm i Netanjahut, sot të bisedojë për Iranin dhe Gazën në Shtëpinë e Bardhë.
Израелското радио Кан објави дека безбедносниот кабинет на Израел се состана синоќа и дека и денеска ќе има средба. Според израелските медиуми, се очекува израелскиот министер за стратешки прашања, Рон Дермер, доверлив човек на Нетанјаху, денес да разговара за Иран и Газа во Белата куќа.
"Shpëtimi i pengjeve është në rend të parë. Gjithsesi, do të duhet ta zgjidhim edhe çështjen e Gazës, ta mposhtim Hamasin, popr vlerësoj se do t'i përmbyshim të dy detyrat", ceket në deklaratën e liferuar nga kabineti i tij.
Nga selia e Forumit izraelit për pengje dhe familje të zhdukura, që angazhohet për lirim të pesëdhjetë pengjeve të cialt po mbahen akoma në Gazë, thanë se kjo është hera e parë që Netanjahu t'i thekosjë pengjet si prioritet.
"Familjet e pengjeve e përshëndesin lajmin se, pas 20 muajve, kryeministri përfundimisht e shpalli kthimin e pengjeve për prioritet kryesor", ceket në kumtesë. "Kjo është dekalratë mjaft e rëndësishme që duhet të përkthehet në marrëveshjen gjithpërfshirëse që do t'i kthente të gjithë të pesëdhjetë pengjwt dhe do ta ndërpriste konfliktin në Gazë", shtohet në kumtesë.
Nga pesëdhjetë pengjet, besohet se vetëm njëzet janë të gjallë. ab/
foto: ЕPА