• e mërkurë, 02 tetor 2024

Netanjahu: Izraeli është në ditët fatale, lufton për ekzistencën tonë

Netanjahu: Izraeli është në ditët fatale, lufton për ekzistencën tonë

Tel Aviv, 30 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në takimin e sotëm të qeverisë tha se Izraeli ende përballet me sfida të mëdha edhe krahas sukseseve të paradokohshme ushtarake.

"Izraeli është në ditët fatale. Këto janë ditë të arritjeve historike, por edhe ditë të sfidave të mëdha, të cilat janë ende para nesh", deklaroi ai derisa IDF shkakton një seri të goditjeve të rënda mbi grupin terrorist Hezbollah në Liban", transmetoi Tajms of Izrael.

Netanjahu i përshëndeti ushtarët e IDF-së "të cilët janë të jashtëzakonshëm në sulmin ndaj armiqve të Izraelit dhe ngritjen e moralit të popullit". Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe për "familjet e pengjeve".

"Nuk do të pushojmë derisa t'i kthejmë të gjithë", premtoi Netanjahu.

"Jemi në luftë për ekzistencën tonë. Do t'i bashkojmë forcat, do të shkojmë krah për krah dhe do të mposhtim armiqtë tanë. Le të mbarojë viti dhe mallkimet e tij, përfundoi ai, duke iu referuar vitit hebre, "dhe me ndihmën e Zotit - le të fillojë viti dhe bekimet e tij". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR