• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Hamasi bën "kërkesa të paarsyeshme'"në bisedimet indirekte për armëpushim

Netanjahu: Hamasi bën

Jerusalem, 26 mars 2024 (MIA) - Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se Hamasi po bën “kërkesa të pakuptimta” në negociatat indirekte për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shtojnë se nuk do të heqin dorë nga ai plan.

"Kërkesat e pamatura të Hamasit çojnë në përfundimin se militantët palestinezë as që janë të interesuar për një marrëveshje", thuhet në kumtesën e sotme nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Në negociatat, të cilat po zhvillohen me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, Hamasi ka kërkuar që armëpushimi të jetë një uverturë për përfundimin e luftës dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës, raportojnë mediat britanike.

Në kumtesën e zyrës së Netanjahut, thuhet se Izraeli e përjashton një mundësi të tillë, sepse ka vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe shtohet se përpjekjet për shpërbërjen e kësaj organizate militante palestineze do të vazhdojnë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR