Nesër takim Pendarovski - Van der Bellen dhe fjalime të dy presidentëve në Forumin Ekonomik të Maqedonisë dhe Austrisë
- Post By Sara Ademi
- 10:21, 28 mars, 2023
Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentit federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Bellen, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Shmidauer.
Presidenti Van der Bellen do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e Presidentit, pasuar nga takimi tet-a-tet i presidentëve Pendarovski dhe Van der Bellen dhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.
Në kuadër të vizitës, në kishën "Shën. Spas" në Shkup, presidenti Van der Bellen dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit. Parashikohet që të dy presidentët të marrin pjesë në forumin ekonomik të Maqedonisë dhe Austrisë "Forcimi i marrëdhënieve afariste ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë".
Gjatë vizitës zyrtare, presidenti austriak Van der Belen do të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedoisë së Veriut.
Presidenti austriak e nis sot vizitën zyrtare në vend, me një vizitë në Ohër. sa/