• e mërkurë, 26 qershor 2024

Nesër pa ujë disa vendbanime të Shkupit

Nesër pa ujë disa vendbanime të Shkupit

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Për shkak të intervenimit në gypin kryesor të ujësjellësit F1600 mm në Rashçe, nesër nga ora 17:00 presion të ulët ose ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë disa vendbanime në Shkup.

Siç bëjnë të ditur nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” presion të reduktuar ose ndërprerje të ujësjellësit do të ketë në Arnaqi, Saraj, Gllumovë, Matkë e Epërme, Matkë e Poshtme, Gjorçe Petrov, Vllae, Karposh, Zhdanec, Nerez, Qendër, Qendra klinike, Kisella Vodë, Usje, Pintia, Draçevë, Batinc, Studeniçan, Moranë, pjesë e Gazi Babës, Çair, Shkupi Veri, Fushë Topanë, Autokomandë dhe Aerodrom.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR