• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nesër në Shkup diskutim për veprimin e përbashkët kundër ndryshimeve klimatike në bashkëpunim me UNDP

Nesër në Shkup diskutim për veprimin e përbashkët kundër ndryshimeve klimatike në bashkëpunim me UNDP

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të mbajë fjalim në diskutimin të titulluar "Nisma e përbashkët për aksion klimatik", që do të mbahet në bashkëpunim me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Gregorian, ndërsa në vigjilje të Samitit të ardhshëm të 28-të për ndryshime klimatike.

Në diskutim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave civile dhe aktiviteteve klimatike, të cilat do t'i theksojnë çështjet e ndërlidhura me sfidat klimatike, do t'i prezantojnë aktivitetetet e kryera dhe do të prezantojnë ide dhe zgjidhje të mundshme me qëllim të veprimit të përbashkët kundër ndryshimeve klimatike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR