• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nejmar refuzoi ta paguante kaucionin për Alveshin

Nejmar refuzoi ta paguante kaucionin për Alveshin

Barcelonë, 22 mars 2024 (MIA) - Babai i yllit të futbollit, Nejmarit, deklaroi se familja e tij nuk do të paguajë një milion euro të nevojshme për lirimin e Dani Alveshit nga një burg spanjoll, ku ish-sulmuesi brazilian e pret epilogun nga ankesa ndaj aktvendimit për dhunim.

Nejmar da Silva Santos në deklaratën në emër të familjes së tij tha se ata e kanë mbështetur financiarissht Alveshin gjatë procesit gjyqësor, por nuk do ta bëjnë atë sërish pai që ish-lojtari u shpall fajtor për dhunim.

"Për ne, për familjen time, kjo punë ka përfunduar. Pikë", deklaroi Nejmar da Silva Santos.

Alvesh (40) është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg, ndërsa me muaj ndidhet në paraburgim në afërsi të Barcelonës.

Alvesh u dënua për sulm seksual ndaj një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor 2022. Gjatë procesit gjyqësor dha dia versione kundërthënëse për ngjarjen. Reprezentuesi brazilian së pari pohonte se nuk e njeh gruan, e më pas pranoi se ka pasur marrëdhlnie  me të, ndaj çka vajza u dakordua.

Ish-reprezentuesi brazilian në karrierën e tij fitoi 42 trofe, përfshirë edhe tre tituj në Ligën e kampionëve me Barcelonën dhe dy në Kopa Amerika me Brazilin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR