• e diel, 22 dhjetor 2024

Nejmar për lëndimin e rëndë: Ky është momenti im më i keq në karrierë

Nejmar për lëndimin e rëndë: Ky është momenti im më i keq në karrierë

Rio de Zhanejro, 19 tetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Kombëtares braziliane dhe Al-Hilalit, Nejmar e komentoi lëndimin e shkaktuar në ndeshjen e djeshme me Uruguanin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror, të cilën Brazili e humbi me rezultatin 2:0.

Brazilianit 31-vjeçar iu diagnostikua këputje e ligamenteve dhe meniskut në gjurin e majtë.

"Ky është një moment pikëllues, më i keqi. E di që jam i fortë, por këtë herë edhe më shumë më duhen miqtë (familja dhe miqtë). Nuk është lehtë të kalohet përmes lëndimeve dhe intervenimeve kirurgjike. Paramendoni se duhet të kaloni përmes tërë kësaj pas katër muajve rikuperim. Ju falëminderit të gjithëve për fjalët e përkrahjes", ka shkruar Nejmar në rrjetet sociale.

Nejmar u zëvendësua me Riçarlisonin në fund të pjesës së parë. bsh/

Foto: EPA

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR