Nejmar: Isha afër transferimit te Fluminense para Kupës së botës për klube
- Lojtari i Santosit, Nejmar deklaroi se mund të ishte transferuar te Fluminense për të luajtur në Kupën e botës për klube që zhvillohet në SHBA.
- Post By Fami Bajrami
- 16:35, 18 qershor, 2025

Santos, 18 qershor 2025 (MIA) - Lojtari i Santosit, Nejmar deklaroi se mund të ishte transferuar te Fluminense për të luajtur në Kupën e botës për klube që zhvillohet në SHBA.
"Isha afër t’i bashkohesha Fluminenses për Kupën e botës për klube, ishte një shans serioz. Por vendosa të mos vazhdoj dhe të qëndroj te Santosi për t’u rikuperuar, sepse nuk jam ende 100 për qind gati dhe dua të kthehem në formën time më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”, citon gazetari Fabricio Romano deklaratën e Nejmarit në rrjetin social X.
Kupa e botës për klube zhvillohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik.
Fluminense barazoi 0:0 me Borusia Dortmundin në raundin e parë të Grupit F. Në këtë grup janë edhe ekipet Mamelodi Sundauns (Afrika e Jugut) dhe Ulsan (Korea).
Foto: EPA