• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndryshimet në ligjet për mbrojtje shëndetësore dhe mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri nga rrezatimi e kaluan filtrin e komisionit

Ndryshimet në ligjet për mbrojtje shëndetësore dhe mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri nga rrezatimi e kaluan filtrin e komisionit

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendot për shëndetësi sot dhanë mbështetje për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga  rrezatimi jonizues dhe siguri nga rrezatimi, të dy me procedurë të shkurtuar.

Siç qëndron në sqarimin  e publikuar në ueb-faqen e kuvendit, me Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore të propozuar nga një grup deputetësh propozohen disa ndryshime në fushën e mbrojtjes shëndetësore stomatologjike dhe veprimtarinë farmaceutike që kryhet në barnatoret si lloje të veçanta të institucioneve shëndetësore, ndërsa dalin si rezultat i problemeve të konstatuara gjatë zbatimit praktik të Ligjit.

"Me nenin 1 u jepet mundësi poliklinikave ekzistuese në fushën e stomatologjisë të formojnë praktika të reja në përbërjen e tyre në nivelin primar ose sekundar, ndërsa ordinancat në nivelin primar mund të formojnë një praktikë të re specialistike në nivelin sekundar në përbërjen e tyre dhe anasjelltas, ndërsa jo si person juridik i veçantë, kështu që mund të vazhdojnë të punojnë si poliklinikë dhe të zhvillohen si një person juridik i vetëm. Me nenin 2 jepet mundësi në barnatoret si lloje të veçanta të institucioneve shëndetësore, përveç asaj që përmban neni 89 i Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore, të kryehen edhe shërbime të tjera, që nënkuptojnë: ofrimin e informacioneve dhe këshillave, si dhe kryerjen e parandalimit dhe shërbime tjera që lidhen me terapinë me ilaçe të ofruara nga farmacistët si profesionistë shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e farmacisë në një ekip me një teknik farmaceutik. Me nenin 3 ptotësohet neni 256 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore, ku përcaktohen detyrat e kuvendit të odave, si një nga detyrat e odave është miratimi i aktit për përcaktimin e çmimeve minimale të shërbimeve shëndetësore private, përkatësisht shërbimet që pacientët i paguajnë me mjete personale, parashihet me Propozimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtje shëndetësore. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR