• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndryshimet kushtetuese janë obligim, procesi nuk përfundon më 31 dhjetor, thotë Kovaçevski

Ndryshimet kushtetuese janë obligim, procesi nuk përfundon më 31 dhjetor, thotë Kovaçevski

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Mbledhja për amandamentet kushtetuese është e hapur, rendi i ditës është votuar dhe u hap diskutim në të cilin të gjithë qytetarët u bindën se nuk kishte asnjë vërejtje lidhur me amandamentet e parashtruara. Procesi pas 31 dhjetorit nuk mbyllet. Ai do të jetë i hapur derisa nuk realizohet obligimi të cilin Maqedonia e Veriut e ka në pajtim me kornizën rekomanduese, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve se çka do të ndodhë me ndryshimet kushtetuese duke pasur parasysh atë që fundi i vitit është afati i fundit për hapje të kapitujve, theksoi se ato ende  janë në rend të ditës.

"Rendi i ditës është votuar dhe u hap diskutim në të cilin të gjithë qytetarët u bindën se nuk kishte asnjë vërejtje lidhur me amandamentet e parashtruara. Nëse do të kishte vërejtje  lidhur me amandamentete e parashtruara, diskutimi do të zgjaste ende. Amandamentet ishin përgatitur nga ana e ekspertëve të shquar në Komisionin e formuar nga Qeveria përmes Minsitrisë së Drejtësisë, ndërkaq pati plotësisht edhe përfaqësues të partive politike. Vetëm partia politike opozitare nuk deshi të marrë pjesë. Ata në të vërtetë nuk duan të marrin pjesë në asnjë proces. Ata nuk marrin pjesë as në atë që e kanë punë", deklaroi sot Kovaçevski pas vizitës në fabrikën "ATS AMMO" në Makedonski Brod.

Ai mbetet në qëndrimin se pas 31 dhjetorit procesi nuk mbyllet. Siç tha, ai proces është i hapur dhe do të mbbetet i hapur derisa nul realizohet obligimi tëcilin Maqedonia e Veriut e ka në pajtim me kornizën negociuese dhe në pajtim me konkludimet në Kuvend, të cialt janë sjellë me shumicë për nga numri i deputetëve nga numri dominues i partive politike në shtet. 

"Pas atij vendimi, pasojnë vendime të reja me shumicë prej dy të tretave. TË gjithë ata të cilët janë kundër këtij vendimi janë edhe kundër vendimeve të reja me shumicë prej dy të trwtave për reformë në jurisprudencë, për reformë në  financimin e vetëqeverisjes lokale, për reformë në administratën publike. Ky është i pari në vazhdën e vendimeve. Ky proces nuk është proces i vetëm një personi, as i një partie por është proces i tërë shoqërisë se si Maqedonia e Veriut të bëhet vend anëtar i BE-së. Ditën kur do të bëhemi anëtare e BE-së në vitin 2030, do të bëjmë ngjarje në të cilën qytetarët tanë do të mund t'i mbledhin pasaportat të ciëat i kanë marrë nga shtete të tjera, në mënyrë që të mund të punojnë në BE dhe t'ua kthejmë, sepse pasaporta jonë do t'i ketë yjet e BE-së", tha Kovaçevski. ab/

Foto/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR