• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndryshimet kushtetuese dhe integrimi evropian janë një nga temat më të përfaqësuara në media gjatë fushatës zgjedhore, por pa një qasje analitike

Ndryshimet kushtetuese dhe integrimi evropian janë një nga temat më të përfaqësuara në media gjatë fushatës zgjedhore, por pa një qasje analitike

Shkup, 9 tetor 2024 (MAI) - Ndryshimet kushtetuese dhe integrimi evropian i vendit ishin një nga temat më të përfaqësuara në raportimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore, por pa një qasje analitike. Raportimet në mediat përgjithësisht bazoheshin në deklaratat e politikanëve, tregojnë analizat e publikuara në publikimin e Institutit për mediat dhe analitike (IMA).

Sipas gazetares dhe redaktores për politikë të jashtme në “Nezavisen” Sllobodanka Jovanovska, në raportimet e mediave nuk ka pasur qasje analitike se çfarë do të thotë miratimi i ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht çfarë përfitimesh apo dëmesh të mundshme do të kishte për vendin, ndërsa nuk ka pasur as përpjekje për të analizuar sesi politikanët i ndryshuan pikëpamjet e tyre para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.

"Integrimi evropian është përdorur për një kohë të gjatë si temë me të cilën rrëzohen qeveritë dhe futen qeveri të reja. Thjesht nuk kërkohen zgjidhje, por tema shfrytëzohet politikisht për të arritur qëllimet politike. Kjo temë dominon këtë periudhë. Edhe pse ka luhatje se sa është ndjekur kjo çështje, fakti është se para fushatës janë shfrytëzuar shumë ndryshimet kushtetuese dhe e gjithë tema nuk është parë aq shumë nga aspekti se çfarë do të thotë për shtetin, përkatësisht të analizohet se çfarë dëme apo përfitime mund të bënin ndryshimet kushtetuese, por kjo çështje është parë nga këndvështrimi nëse do të miratohen ndryshimet kushtetuese apo nëse kjo çështje do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, tha Jovanovska në panelin e sotëm “Si mediat raportuan për integrimin europian para dhe pas zgjedhjeve” organizuar nga IMA.

Ajo që e ka habitur atë si gazetare prej shumë kohësh është se në media janë raportuar vetëm qëndrimet e politikanëve, pa u përpjekur të tregohet se si vetë partitë nuk i janë përmbajtur qëndrimeve të tyre që kanë thënë para dhe pas fushatës.

Sipas Sefer Tahirit, profesor universitar i gazetarisë dhe komunikimeve publike, në mediat në gjuhën shqipe ka mbizotëruar raportimi pozitiv për ndryshimet kushtetuese dhe propozimin francez, por edhe ai pajtohet se nuk ka pasur qasje analitike, por raportimi është bazuar në deklaratat e politikanëve. ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR