• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave të Komisionit për Financim dhe Buxhet

Ndryshimet e Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave të Komisionit për Financim dhe Buxhet

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për financim dhe buxhet, në të cilën duhet të diskutohet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime të pagesave dhe sistemeve të pagesave, me procedurë të shkuartuar. 

Siç thuhet në sqarimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi kryesor i propozim-amandamenteve është harmonizimi i Ligjit për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave me propozimin për ndryshime në Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (i cili është në proces të miratimit). Theksohet se projektligji bazohet në të njëjtat parime mbi të cilat bazohet ligji ekzistues.

"Zgjidhjet themelore të Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet e pagesave janë: Harmonizimi me propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Popullore, i cili parasheh dispozita për themelimin e një organi të ri të menaxhimit që merr përsipër një pjesë të kompetencave dhe detyrave ekzistuese të guvernatorit, në fushën e vendimmarrjes për dhënien e lejeve dhe pëlqimeve për institucionet financiare dhe në fushën e marrjes së masave ndaj bankave, këmbimoreve dhe institucioneve të tjera financiare që i nënshtrohen mbikëqyrjes së Bankës Popullore. Ndryshime në një pjesë të dispozitave për t'i saktësuar për zbatim më të qartë të tyre", thuhet në arsyetimin e këtij projektligji. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR