Ndryshimet e Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike e kaluan filtrin e komisionit në Kuvend
- Propozim ndryshimet e Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, si dhe Propozim-ligjit për peshkatari dhe akuakulturë e kaluan filtrin e komisionit në Kuvendin e RMV-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:50, 20 shkurt, 2024
Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Propozim ndryshimet e Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, si dhe Propozim-ligjit për peshkatari dhe akuakulturë e kaluan filtrin e komisionit në Kuvendin e RMV-së.
Në mbledhjen e sotme të 73-të të Komisionit për çështje evropiane pas pauzës para së cilës filtrin e komisionit e kaloi edhe Propozim-ligji për drejtësi të fëmijëve, deputetët diskutuan për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë, me procedurë të shkurtuar, qëllimi i së cilës është të mundësojë zhvillim të papengueshëm të provimit kalues në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.
Sipas ndryshimeve, në Ligjin për Akadmeinë prë gjykatës dhe prkurorë publik, në nenin 40 shtohen dy paragrafe të reja të cilat mundësojnë kalim me shkrim të provimit, në rast kur nuk funksionon sostemi elektronik për kalim.
Sipas deputetot, Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, pushteti shpejton me këtë ndryshim në mënyrë që të prnaohen dëgjues të rinj të cilët tashmë janë në listën për punësim të partive në pushtet, ndërsa me kalimin me shkrim, sipas tij, mundësia për keqpërdprim dhe ndikim është e madhe.
Shtoi se pushteti është i interesuar ta bëjë këtë, sepse, siç tha, tashmë ka listë njerëzish të cilët kanë rezervuar nga maksimalisht 100 pikë nga provimi.
Ai arsyetoi se kalimi i provimit me shkrim është pjesë e procesit të themelimit të marrëdhënies së punës, që, siç theksoi, është në kundërshtim me kodin zgjehdor i cili nuk lejon procedura punësimi derisa zgjehdjet janë të shpallura.
Ndaj kësaj replikoi ministri i Drejtësis. Krenar Lloga, i cili sqaroi se ka dinamikë kohore se si do të duhet të bëhet nënshkrimi i marrëdhënies së punës.
"Ka dinamikë kohore se si do të duhet të bëhet deri në nënshkrimin e marrëdhënies së punës, Këtu unë kam përgatitur se si do të rrjedhin këto afate kohore deri në nënshkrim. Në qershor ne do t'i kemi rezultatet konkrete me të cilat do të bëhet publikimi i të drejtave administrative të cilat i bën pranimi i akteve", tha ministri.
Në mbledhjen e sotme për procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RMV-së kaluan edhe Propozimi i ligjit për peshjatari dhe akuakulturë, me procedurë të shkurtuar dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike, gjithashtu, me procedurë të shkurtuar, që ishte plotësuar me amandament komisioni nga deputetja Vjollca Ademi nga BDI. ab/
Foto: МIА