• e premte, 22 nëntor 2024

Ndihma për Ukrainën, Libani dhe migrimi, tema kryesore në sesionin e PE-së gjatë kësaj jave

Ndihma për Ukrainën, Libani dhe migrimi, tema kryesore në sesionin e PE-së gjatë kësaj jave

Bruksel, 21 tetor 2024 (MIA) - Sigurimi i ndihmës financiare për Ukrainën, situata në Liban dhe ndryshimet e mundshme në legjislacionin e BE-së për migracionin do të jenë temat kryesore të seancës së Parlamentit Evropian që do të mbahet nga sot deri të enjten në Strasburg.

Sesioni fillon pasditen e sotme me një fjalim të ish kryeministrit të Italisë, Enriko Leta i cili para eurodeputetëve do të prezantojë raportin e tij "Më shumë se një treg" kushtuar nevojës për të forcuar tregun e përbashkët evropian me qëllim për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e BE-së, pas çka do të vijojë debat në PE.

Në vazhdim deputetët do të debatojnë për legjislacionin për krijimin e “qiellit të vetëm evropian”, për të cilën do të votojnë nesër si dhe për të forcuar mbikëqyrjen e tregtisë elektronike dhe importeve në BE me tendencë për të mundësuar produkte më të sigurta, mbrojtje më të mirë të konsumatorit dhe përballje me konkurrencën jolojale.

Seanca vazhdon nesër me debatin për krijimin e një mekanizmi për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet BE-së dhe Ukrainës dhe dhënien e ndihmës së jashtëzakonshme makrofinanciare për vendin, të cilën deputetët do të duhet ta deklarojnë gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për miratimin e Propozim-pakos për ndihmë financiare për Ukrainën me vlerë 35 miliardë euro, si dhe nismën për të shfrytëzuar fitimet e jashtëzakonshme nga fondet e ngrira ruse për plotësimin e nevojave urgjente financiare të Kievit.

Pas debatit për Ukrainën pason debati edhe për gjendjen në Liban në të cilën pritet që eurodeputetët të thërrasin në armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtjen e anëtarëve të misionit të KB-së në vend (UNIFIL), pas disa sulmeve të fundit ndaj tyre. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR