Ndeshja All-Star në NBA në vitin 2023 me shikueshmëri më të ulët televizive të të gjitha kohërave
- Ndeshja All-Star e NBA në vitin 2023 tërhoqi numrin më të ulët të shikuesve në historinë e kësaj ngjarje. Ndeshja e yjeve të luajtur këtë fundjavë në Solt Lejk Siti mori një vlerësim 2.2 dhe një audiencë prej 4.59 milionë në TNT dhe TBS, sipas "Sports Media Watch".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:05, 22 shkurt, 2023
Uashington, 22 shkurt 2023 (MIA) - Ndeshja All-Star e NBA në vitin 2023 tërhoqi numrin më të ulët të shikuesve në historinë e kësaj ngjarje. Ndeshja e yjeve të luajtur këtë fundjavë në Solt Lejk Siti mori një vlerësim 2.2 dhe një audiencë prej 4.59 milionë në TNT dhe TBS, sipas "Sports Media Watch".
Janis Adetokunbo u largua nga terreni në minutën e parë të ndeshjes, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës. Lebron Xhejms dëmtoi gishtin në lojë dhe nuk luajti në pjesën e dytë. Stef Kari ishte jashtë terrenit për shkak të një dëmtimi.
Sezonin e kaluar rejtingu i ngjarjes ishte 3.1, ndërsa numri i shikuesve ishte 6.28 milionë.
Anti-rekordi paraprak u vendos në ndeshjen All-Star në vitin 2021, e cila mori një rejting prej 3.1 dhe tërhoqi një audiencë televizive prej rreth 6 milionë shikues.
Foto: EPA