• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndarja e granteve në suaza të thirrjes së dytë të Fondit rajonal për sfida

Ndarja e granteve në suaza të thirrjes së dytë të Fondit rajonal për sfida

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Në Odën Ekonomike sot do të mbahet ngjarja e dytë nacionale për ndarjen e granteve në Maqedoninë e Veriut ku zyrtarisht do të publikohen rezultatet e zgjedhjes  në suaza të thirrjes së dytë të Fondit rajonal për sfida (RCF).

Në ngjarje do të mbajnë fjalim Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Oto Graf, ushtrues i detyrës si ambasador i Republikës Federale Gjermane në vend, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, Moric Reme, drejtor i zyrës së Bankës gjermane për zhvillim në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Tatjana Shterjova Dushkovska, sekretare e përgjithshme e Forumit investues të Odës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Frider Verman, udhëheqës i ekipit i Fondit rajonal për sfida.

Fondi rajonal për sfida (RCF) është instrument financiar i dizejnuar për ta rritur punësimin e të rinjve dhe ta nxitë konkurencën e ndërmarrjeve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes investimeve në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të cilat zbatojnë arsim dhe trajnim dual dhe kooperativ, të zbatuar nga institucionet  për arsim dhe trajnim profesional, në partneritet me ndërmarrjet. Grantet ndahen në bazë të një konkursi  rajonal. sa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR