• e enjte, 26 shtator 2024

Ndaluan kamionët me ndihma për Gazën, Izraeli e vazhdon fushatën ushtarake

Ndaluan kamionët me ndihma për Gazën, Izraeli e vazhdon fushatën ushtarake

Kajro, 1 dhjetor 2023 (MIA)- Kalimi i ndihmave humanitare dhe kamionëve me karburant deri në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafa është ndërprerë sot, kumtuan burimet egjiptiane dhe përfaqësuesit e ndihmës humanitare, pasiqë Izraeli e filloi fushatën e tij ushtarake pas një armëpushimi njëjavorë.

Sasia e ndihmave të dërguara përmes Rafas është rritur gjatë kohës së armëpushimit, megjithëse sipas burimeve humanitare ajo është ende larg asaj që nevojitet.

Rafa është pika e vetme përmes të cilës ndihma humanitare mund të arrijë në enklavë, kurse dorëzimi ka filluar më 21 tetor, dy javë pas fillimit të luftës. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR