• e premte, 05 korrik 2024

Ndalohet një e mitur, në çantën e saj është gjetur marihuanë

Ndalohet një e mitur, në çantën  e saj  është gjetur marihuanë

 Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunësit e policisë të Stacionit të Policisë Kisella Vodë dje kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçare, tek e cila gjatë kontrollit të çantës shkollore, të kryer në oborrin e shkollës në rajonin e Kisella Vodës, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kumtuan nga MPB-ja.

Në prezencë të prindit, avokatit dhe inspektorit për delikuencë e të miturve me atë është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor, ku ajo e ka sqaruar veprën.

Për rastin është njoftuar prokuroria publike dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresë përkatëse. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR