Ndalesë për kamionë është vendosur edhe në aksin rrugor Makedonski Brod - Prilep përmes qafës malore Barbaros
- – Prej orës 10:40 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Makedonski Brod – Prilep përmes qafës malore Barbaros, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
- Post By Fitore Curri
- 11:48, 12 janar, 2025

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – Prej orës 10:40 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Makedonski Brod – Prilep përmes qafës malore Barbaros, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Më parë ndërmarrja publike njoftoi se ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese janë vendosur edhe në akse të tjera rrugore – prej orës 9:30 minuta në aksin rrugor Resnjë – Manastir përmes qafës malore Gjavatë, prej orës 8 e 5 minuta në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, si dhe në rrugën Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë -Kërçovë, Presekë, dhe Pletvar.
Gjithashtu, prej orës 7 e 25 minuta është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Dellçevë – vk.Dellçevë, ndërsa ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë është vendosur në VK Dellçevë drejt Bullgarisë.
Nga Lidhja Automote e Maqedonisë sot në mëngjes informuan se shkaqe parandaluese ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese vendoset edhe në qafën malore Presekë, përderisa automjetet e rënda transportuese prej orës 8 e 50 minuta për shkak të ngricave në rrugë në autostradën Miqësia në fshatin Miravc, rikahëzohen përmes rrugës së vjetër Udovë – Demir Kapi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s