Ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer
- Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti legjendar gjerman, Franc Bekenbauer.
- Post By Fami Bajrami
- 19:35, 8 janar, 2024

Munih, 8 janar 2024 (MIA) - Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti legjendar gjerman, Franc Bekenbauer.
Lajmin për vdekjen e tij sot e kanë bërë të ditur mediat gjermane.
Si një futbollist aktiv, Bekenbauer u bë kampion bote në vitin 1974, ndërsa Kupën e botës e fitoi si trajner në vitin 1990.
Me Bajernin e Munihut ka katër trofe në Bundesligë dhe tre kupa të Ligës së kampionëve.
Ai ka fituar dy herë Topin e artë (1972 dhe 1976).
Angazhimi i tij i fundit profesional ka qenë posti i presidentit të Bajernit të Munihut nga viti 1994 deri në vitin 2009.