• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ndahet Çmimi shtetëror "Goce Dellçev" për arritje të rëndësishme në fushën e shkencës

Ndahet Çmimi shtetëror

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pasdite është ndarë Çmimi shtetëror "Goce Dellçev" për vitin 2024 për arritje veçanërisht të rëndësishme në interes të shtetit në fushën e shkencës.

Fituesit e Çmimit shtetëror këtë vit janë profesor dr Robert Hadson dhe profesor doktor Ivan Dodovski për pjesën "Tanzicioni i gjatë i Maqedonisë nga pavarësia e Marrëveshjes së Prespës dhe pastaj", dhe dr. Ana Martinovska dhe mr. Zharko Ivanov për pjesën "Këngë të trishta nga tërmeti i Shkupit në vitin 1963" (nga materialet e arkivit të Vasill Haxhimanovit).

Para të pranishmëve paraqitje patën Elvan Hasanoviq, udhëheqëse e Sektorit për shkencë dhe inovacione pranë Ministrisë së Arsimit dhe shkencës e cila tha se arritjet në shkencën dhe teknologji fundamentalisht e ndryshojnë mënyrën e jetesës së njerëzve.

"Krijimi i politikave të përshtatshme dhe marrja e masave për zhvillimin e shkencës, si dhe investimet më të mëdha në shkencë, janë prioritetet e vendit tonë. Investimet në shkencë dhe kërkimet shkencore duhet të rriten vazhdimisht. Qeveria vazhdimisht bënë përpjekje të përmirësojë ekosistemin kombëtarë për kërkimin shkencor. Një sasi e konsiderueshme e buxhetit kombëtarë që është ndarë për të inkurajuar hetimet shkencore. Buxheti i shtetit për hetimet shkencore në vitet e fundit është dyfishuar, krahasuar me vitet e mëparshme.  Shpërndarja më e madhe ka për qëllim financimin e projekteve hetimore shkencore për të mbështetur infrastrukturën hetimore në akademi dhe institucionet publike hetimore", theksoi Hasanoviq.

Ajo tha se me Çmimin "Goce Dellçev" jepet mirënjohje shoqërore për arritje veçanërisht të rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës në interes të shtetit.

Njëra nga fitueset, Ana Martinoska tha se edhe pse të ndryshëm në zhanrin, gjuhën, fushën dhe idenë e tyre, dy botimet e vlerësuara kanë një shtyllë kryesore në "dy koncepte themelore dhe për ne gjithmonë aktuale, Maqedonia dhe kujtesa".

"Pranimi i këtyre veprave me Çmimin 'Goce Dellçev' nuk është vetëm konfirmim i cilësive të tyre akademike, por edhe njohja e ndikimit transformues që ka shkenca në formësimin e kuptimit të Maqedonisë në vend dhe në botë. Ajo jo që vetëm i plotëson zbrazëtirat ekzistuese në shpjegimin e ngjarjeve dhe proceseve në vend, por gjithashtu hedh themelet për hulumtime të mëtejshme të thelluara dhe ndërdisiplinore", nënvizoi Martinoska.

Fjalim kishte edhe kryetari i Këshillit për ndarjen e Çmimeve "Goce Dellçev", profesori akademik doktor Lupço Kocarev i cili ndau çmimet për fituesit. rq/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR